“Ne betonin për shkolla, ata për vila në Lalëz”
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj inspektoi punimet për shkollën e re në Pezë Helmes, prej ku edhe ju përgjigj akuzave të opozitës për betonizimin e Tiranës.
“Sapo kemi hedhur beton për gjithë ata që thonë nga mbyti betoni, patjetër me beton do i bëjmë, nëse ato i kanë vilat në Lalëz dhe në shkollat do i bëjmë me beton, kush mundohet të mbjell histeri padyshim vilat e politikanëve janë bërë me materiale të forta dhe patjetër dhe shkollat do jenë me materiale të forta. Kemi 800 kantier dhe sigurisht që do ketë beton”.
Ai theksoi bindjen se vetëm puna për gjeneratën e ardhshme çon në fitimin e zgjedhje.
“Sfida është do mendojmë për zgjedhjet e ardhshme apo për gjeneratën e ardhshme, ne do mendojmë për gjeneratën. Kush mendon për gjeneratën e ardhshme me gjasë ka fat në zgjedhjet e ardhshme”.
Politikat e përçarjes dhe lajmet e rreme sipas Veliajt kanë afate të shkurtra dhe 25 Prilli do ta faktoj. Ndërkohë më herët kryebashkiaku ishte pjesë e aksionit të mbjelljes se 10 mijë fidanëve të rinj në liqenin e Fjollës pranë Pezës.
Tv Klan