“E rrëzoi 4 vjet më parë Gjykata Kushtetuese”

Paketën ligjore “Anti KÇK” të prezantuar nga kryeministri Rama, demokratët e cilësojnë jo vetëm një shfaqje qesharake propagandistike, por edhe një përpjekje të kreut të qeverisë për të marrë me ligj kompentencat e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD u shpreh: Ligji është një mashtrim që synon të nënshtrojë drejtësinë dhe të pengojë veprimin e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke krijuar zyrtarisht shtetin policor. Edi Rama e di mirë se SPAK-u dhe BKH-ja e pavarur është rrezik për të dhe bandën e tij!  Qytetarët nuk presin që SPAK-un dhe BKH-në, e ngritur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ta zëvendësojë Edi Rama, Sandër Lleshaj apo Ardi Veliu.

Sipas  Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, kjo nismë është antikushtetuese, pasi kalimi i kompetencave nga dy organet e reja të drejtëssië tek policia e shtetit është hedhur poshtë 4 vjet më parë nga Gjykata Kushtetuese.

 “Në thelb, ligji RKÇK – Rama Kap ÇA T’KAPËSH – nuk ka asnjë masë të re domethënëse nga ligjet ekzistuese kundër krimit të organizuar dhe mafias. Masat e prezantuara janë sot ose në Kodin Penal, ose në ligjin antimafia. E reja e vetme e ligjit “Rama Kap Ça t’Kapësh” është marrja e kompetencave të SPAK-ut dhe BKH-së, duke ia dhënë ato një grupi nën kontrollin e Kryeministrit. Rikthimi i modelit të shtetit policor, i rrëzuar më parë si antikushtetues, është tentativë e qartë për të penguar dhe ndërhyrë në punën e SPAK dhe BKH, në ditën e ngritjes së tyre, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mes zyrtarëve të lartë dhe politikanëve“.

Partia Demokratike thote se nën qeverine Rama është provuar se  policia nuk lufton krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, por i mbron ato, sepse sipas saj, në krye të KÇK është vetë Kryeministri.

Tv Klan