Gert Bogdani: “Edi Rama doli sot para mediave me çehre të zbehtë dhe me dorë të mavijosur që i dridhej . Doli para mediave dhe ndërmori një sulm pabaza dhe akuza absurde ndaj qeverisë për zotin Fazlic. Partia Demokratike sqaron se Damir Fazlic dhe çdo biznesmen tjetër vendas apo i huaj, ka qenë dhe është i lirë që në përputhje me rregullat e vendit të ushtrojë biznesin e tij. Por zoti Fazlic në asnjë rast nuk ka kërkuar dhe nuk ka përfituar as edhe një qindarkë nga fondet apo asetet publike të vendit. Partia Demokratike sqaron se zoti Fazlic ka denoncuar në mënyrë të përsëritur si ofertat korruptive të zotit Rama që ai të bashkëpunojë me të ashtu dhe ato të disa bashkëpunëtorëve të tij të heshtur për trafiqe ilegale dhe kriminale në rajon. Alarmimi i Edi Ramës dhe histeria e akuzave të tij si pas aksidentit tragjik të zotit Trebicka ashtu edhe tani ndaj zotit Fazlic, janë thjesht përpjekje e dështuar për të vendosur në harresë lidhjet e tij më të tmerrshme me eksponentët e grupeve kriminale në vend më të cilat ndante trofetë, intimitetet dhe shumë e shumë akte të tjera të cilat nuk do të mundte t’i fshijë kurrë nga kujtesa./tvklan.al