Gert Bogdani: “Ai u përpoq të zhurmonte me trillime raportin pozitiv të Transparency International. Sigurisht që është i kuptueshëm reagimi i tij po të merret parasysh fakti se përsa i përket lejeve të ndërtimit ai gjendet në rrethin e 9 dhe të fundit të ferrit të Dantës dhe e rendit Shqipërinë në vendin e 176 në vend të fundit dhe pa diskutim që vonesa nënkuptohet se çdo të thotë. PD i bën thirrje opozitës që të mbush rolin e saj në reformat dhe luftën ndaj korrupsionit, gjithashtu i bën ftesë zotit Rama të dalë dhe të komentojë për raportin e Bankës Botërore që rendit Shqipërinë të dytën në Botë, sepse një gjë të tillë nuk e ka bërë akoma”./tvklan.al