Partia Demokratike ka lajmëruar nisjen e një aksioni qytetar për hetimin e Kryetarit të Bashkisë për aferën e landfillit të Sharrës, ku pak javë më parë humbi jetën 17-vjeçari, Ardit Gjoklaj.
Opozita bën përgjegjës Erjon Veliajn, pasi ka shkelur vendimin e Këshillit Bashkiak dhe nuk ka vendosur emrin e administratorit të kompanisë që menaxhon mbetjet e kryeqytetit.
Demokratët thonë se Veliaj dhe Bashkia janë investuar për ta mbyllur këtë çështje pa u hetuar. Sipas selisë blu, Veliaj dhe kompania që administron landfillin fitonin rreth 50 milionë lekë në ditë, ndërkohë që aty punonin persona të pasiguruar, minorenë dhe pa kushte sigurie në punë.
Partia Demokratike shpehu vendosmërinë të kërkojë hetim të plotë dhe zbardhje të ngjarjes.
Tv Klan