Anëtarë dhe simpatizantë të PDK festuan 9-vjetorin e themelimit. Në ceremoninë festive të këtij përvjetori në Prishtinë, kryetari dhe kryeministri Hashim Thaçi theksoi se ky përvjetor i kësaj partie është i veçantë, pasi e gjejnë PDK-në fituese të zgjedhjeve lokale e qendrore në vend.

Ai garantoi se PDK do të jetë parti e qytetarëve të Kosovës dhe se do të jetë e përkushtuar për një qeverisje të mirë.

Hashim Thaçi: “PDK me punët e saj i përcjell prioritetet. Suksesi dhe e mira e Kosovës është sukses dhe meritë e e gjithë formacionit politik kosovar është sukses dhe meritë e gjithë qytetarëve të Kosovës. Filozofia e PDK-së ka qenë dhe do të mbetet ndërtimi, zhvillimi i vendit në strukturat e NATO-s e BE.”

Në ceremoninë festive ishte ftuar edhe presidenti Fatmir Sejdiu, i cili mbajti një fjalim  në përvjetorin e 9 të themelimit të PDK-së.

Fatmir Sejdiu: “Garantoj dhe ju siguroj se do të kem bashkëpunimin më të madh dhe të mirë të mundshëm që të vërehet në mënyrë të efektshme puna e përbashkët e pozitës dhe opozitës. Q ë të vërehet në mënyrë të efektshme ajo punë e institucioneve të Kosovës. Në një qasje të veçantë ndaj gjithë qytetarëve të vendit, edhe shumicë dhe pakicës dhe më një qasje të veçantë ndaj fqinjëve tanë. Prandaj me preukopim është shumë e rëndësi se do të jemi thellë të përkushtuar dhe se vizioni politik … Kosovës është që të shpejtojë hapin e saj drejt integrimeve atlantike.”

PDK e cila u themelua në momentet kyçe të historisë së vendit ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në hapat drejt demokracisë, lirisë dhe pavarësisë së shtetit më të ri të Europës.

Për herë të parë përvjetori i kësaj partie shënohet edhe në Kosovën e pavarur, me simbolet e reja shtetërore. Kushtetutën si aktin më të lartë juridik të një shteti qe shtohen dita ditës./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle