Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka theksuar domosdoshmëria për të shkuar në zgjedhje sa më parë, për shkak të dëmeve që po i shkaktohen vendit nga Qeveria Kurti.
Ajo beson se qeverinë, pas zgjedhjeve, do ta udhëheqë kandidati i PDK-së per kryeminister, Bedri Hamza.
“Vendi është në stagnim, kemi shënuar një regres të frikshëm në ekonomi, parametrat në migrim janë të tmerrshme, aleatët tanë kanë humbur besimin tek udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ne po insistojmë që të kemi zgjedhje sa më parë në mënyre që të ndalet ky degradim.”
Çitaku thotë se mundësia e vetme që të shkohet në zgjedhje, është përmes shpërndarjes së Kuvendit. Ajo ka kritika në adresë të partive të tjera opozitare, për të cilat thotë se nuk e kanë qëllimin e njëjtë, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
“…Mënyra e vetme për të shkuar në zgjedhje është shpërndarja e Kuvendit. Për shkarkim të qeverisë nuk i kemi votat.”
Ajo ka mohuar kategorikisht se ka pasur ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicion pas zgjedhjeve.
“Imagjinoni në vitin 2024, Kosova është nën sanksione nga BE-ja”.
Koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, Çitaku e sheh jetike për funksionalizimin e shtetit siopmos per heqjen e sanksioneve te vendosura nga Bashkimi Evropian si rezultat i një qasje tërësisht të papërgjegjshme të kryeministrit Kurti.
Klan News