Pas natës së parë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri i ka ftuar konkurrentet për një mëngjes në oborrin e vilës së tij.

Teksa u shërbeu të gjithave një çaj të ngrohtë, 33-vjeçari u tha vajzave se mund të rrinë rehat, si të ishin në shtëpinë e tyre.

“Mirmëngjes vajza, ndihuni si në shtëpinë tuaj, mos bëni shumë rrëmujë”, u thotë ai me shaka.

Ndërkohë, ka qenë Vivien ajo që e ka pyetur mes të qeshurash nëse kishte parë ndonjë prej tyre në ëndërr dhe Saimirin tregon se ka bërë një gjum të parehatshëm për shkak të emocioneve të natës së parë.

“Me thënë të drejtën nuk kam fjetur shumë sepse ishte nata e parë, kishte emocione shumë”, ka thënë “princi” i Love Story.

Më tej ai i ka komplimentuar vajzat për veshjen sportive, teksa nuk munguan as fjalët e bukura për stilin e tij, me një këmishë të verdhe limoni dhe një bluzë të hedhur krahëve.

Përveç kohës me të gjitha vajzat bashkë, Saimiri ka ndarë disa nga konkurrentet, të cilat i ka ftuar për një bisedë veç, në oborrin e vilës së tij luksoze./tvklan.al