Specialistët e futbollit Arjan Peço dhe Sokol Haxhija kanë analizuar një nga pikat kyçe që pritet të ndodhin në finalen mes Spanjës dhe Anglisë. Një prej këtyre pikave është ajo në mesfushë mes Rodrit të La Roja dhe dyshes Bellingham dhe Foden të Tre Luanëve
Peço: Rodri është mendimtari i Spanjës. Një lojtar që e duan të gjithë. Me pamundësinë për ta marrë. Ka pasur më shumë prekje të topit nga të gjithë lojtarët. Ka statistika të mrekullueshme. Ai është pasuesi i Iniestës dhe Xavit. Bellingham nuk është në formë. Duket i rraskapitur. Foden po ashtu, nuk ka bërë një europian të mirë. Nëse fiton Spanja Rodri mund të jetë fitues i “Topit të Artë”. Mesfusha do të jetë “Thembra e Akilit”
Haxhija: Rodri është mesfushori me tipare mbrojtëse me i mirë në botë. Rodri dhe Foden njihen dhe kanë bërë rreth 190 ndeshje bashkë. Unë mendoj se është mbrëmja e Foden sepse deri në këtë moment nuk ka treguar atë që është. Foden është 24 vjeç dhe ka fituar rreth 19 trofe kurse Rodri rreth 15 trofe. Janë kremi i futbollit.
/tvklan.al