Thomas Tuchel pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Anglisë. Drejtuesit e Federatës Angleze, kanë zgjedhur teknikun gjerman për stolin, ndonëse ende mungojnë disa detaje për tu mbyllur.
Lee Carsley do të largohet nga drejtimi i “Tre Luanëve”, pas përfundimit të Ligës së Kombeve dhe drejtimi pritet t’i besohet Tuchel-it.
Anglezët pëlqejnë shumë edhe Pep Guardiolën, i cili mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.
Megjithatë, Tuchel është favorit për stolin e Anglisë, pasi në këtë vend ai gëzon respekt të madh, për shkak të asaj që arriti te Chelsea në vitin 2021, kur fitoi Ligën e Kampioneve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /tvklan.al