Kërkesa e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri përplasi në konferencën e kryetarëve maxhorancën dhe opozitën. Demokratët e cilësuan pengesë të qëllimshme shtyrjen e kërkesës nga ana e socialistëve.
“T’i kërkosh opozitës që të kërkojë objektin e hetimit siç e kërkon mazhoranca. Ata nëse duan lë të ngrenë komision të tyrin hetimor, siç kanë bërë edhe herë të tjera. Për mua dhe për ne, është qëndrim i qartë, nuk duan të hetojnë as Saimir Tahirin dhe as atë që ndodhi me drogën në Shqipëri. Nuk ka asnjë arsye tjetër përse kërkojnë ta pengojnë këtë komision”.
Por ky pretendim i demokratëve u hodh poshtë nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla
Opozita kërkon që mes personave që do të merrem në pyetje për çështjen Tahiri të jetë edhe kryeministri i Edi Rama.
Tv Klan