Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri Kupa Panajot Pano që i përkushtohet futbollstit të njohur e të shquar të vendit tonë në të cilën morën pjesë ekipet e Përmetit Delvinës, Sarandës, Tepelenës, Këlcyrës, Memaliaj si dhe ato të Partizanit për të rritur dhe për të rinj.
Ky aktivitet i sponsorizuar nga Presidenti i Partizanit Albert Xhani dhe që u zhvillua në qytetin jugor të Përmetit, tashmë do të jetë i përvitshëm dhe duhet veçuar fakti që në të mori pjesë dhe vetë Panajot Pano i cili kishte ardhur nga Greqia posaçërisht për të ndjekur këtë aktivitet.
Skuadra e të rriturve të Partizanit e drejtuar nga Bajko dhe Tomorri, u shpall fitues i kësaj kupe duke mundur me rezultatin 1-0 në finale Tepelenën. Në fund të ceremonisë së dorëzimit të trofeut, foli dhe vetë Presidenti Bajo.
“Është një nga vlerat e vërteta të futbollit shqiptar ashtu si dhe vetë emri i madh i Panajot Panos, pa dashur të ulim dhe vetë vlerat e kupave të tjera. Do të jetë një aktivitet që do të zhvillohet vit për vit. Besoj vitin tjetër do të jenë pjesëmarrës të gjitha ekipet që do të zënë vendin e parë në Kampionatin Shqiptar sëbashku me Partizanin dhe kjo do të jetë një traditë që do t’a zhvillojë ekipi i Partizanit për shumë vite me radhë.“/tvklan.al