Çekia, një nga kundërshtarët e Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ka publikuar listën e lojtarëve.
Trajneri i çekëve, Ivan Hasek, ka publikuar një listë me plot 25 lojtarë, ku nuk mungojnë risitë. Surpriza më e madhe mund të quhet grumbullimi i Matej Sin, i cili luan në kampionatin vendas me Banik Ostrava.
Është rikthyer te Çekia Jan Boril, i cili mungonte prej kohësh. Kombëtarja çeke, do të përballet me Shqipërinë më 16 Nëntor në Tiranë, ndërsa tre ditë më vonë pret në shtëpi Gjeorgjinë.
/tvklan.al