Kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi shpalli përbërjen e 12 grupeve parlamentare për sesionin e 7-të të legjislaturës së 16-të.
Servet Pëllumbi: “Grupi parlamentar Lëvizja për Zhvillim Kombëtar me kryetar Maksim Begeja, grupi parlamentar Të Gjelbërit me kryetar Lufter Xhuveli, grupi parlamentar Qendra Liberal Demokrate me kryetar Ligoraq Karamelo, grupi parlamentar i PSD-së me kryetar Gaqo Apostoli, grupi parlamentar i Partisë Demokrate me kryetar Nard Ndoka, grupi parlamentar Lëvizja Socialiste për Integrim me kryetar Sabit Brokaj, grupi parlamentar i Partisë Demokratike me kryetar Bamir Topin, grupi parlamentar i Partisë Socialiste me kryetar Gramoz Ruçin.”
Ndryshe nga sesioni paraardhës konfirmohet largimi i 9 deputetëve nga Partia Socialiste në Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi Albert Çaçi ende nuk është konfimruar në kuvend për largimin drejt formacionit të ri. Ndërkohë nga 74 deputetë grupi parlamentar socialist rezulton me 70 vetë, sepse 5 deputetë ua ka shpërndarë aleatëve për krijimin e grupeve parlamentare si Qendra Liberal Demokrate, Socialdemokrate dhe Të Gjelbërit.
Po kështu edhe Partia Demokratike ka dhënë hua 8 deputetë për grupet parlamentare të Partisë Republikane Liberal Demokrate, Aleanca për Demokraci dhe të Djathtët. Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar përveç tre deputetëtve legalistë ka në përbërje dhe ballistin Rroqi si dhe republikanin Begeja.
Në këtë seancë parlamenti miratoi shtyrjen e afatit deri 5 tetor për komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore ndërsa kaloi për në seancën e ardhshme votimi i propozimit të reformatorit Ndoka për heqjen e vetos së dy partive të mëdha në këtë komision. Pro këtij propozimi u shprehën në shqyrtim të gjitha partitë e vogla si dhe Lëvizja Socialiste për Integrim./tvklan.al