Perçahen socialdemokratët pas ndryshimit të zv/ministrave. Nënkryetari Gaqo Apostoli mendon se nga privilegjet nuk duhet të përfitojnë gjithmonë të njëjtat personazhe.
Gaqo Apostoli: “Njerëzit presin prapa portave të socialdemokracisë, të Partisë Socialdemokrate, qoftë si socialdemokrat, qoftë si njerëz të thjeshtë që kanë humbur besimin te dy partitë e mëdha dhe presin nga socialdemokracia, por nuk e hap njeri portën, sepse kanë frikë, kanë frikë, sepse e kanë lidhur veten e tyre me një privilegj dhe fillojnë e vegjetojnë.”
I kontaktuar, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, këtë deklaratë e komentoi si shprehje e interesave të prishura të Apostolit për të qenë vetë përfitues i postit.
Gaqo Apostoli: “Duke ruajtur përsëri obeksionet e mia, madje dhe mendimin tim që si mund të dilet nga kjo gjendje duke patur përsëri respekt maksimal për kryetarin tim, i cili fatkeqësisht ka rënë pre e njerëzve të paaftë.”/tvklan.al