Aleanca e Maqedonasve për Integrim largohet nga koalicioni me Partinë Demokratike.
Përmes një letre drejtuar komisionerit Ilirjan Celibashi, kryetari i kësaj partie Vasil Sterjovski kërkoi ç’regjistrimin e kësaj partie nga Koalicioni për Shqipërinë Madhështore.
Pjesë e Aleancës ‘Shqipëria Madhështore’ ishin 26 parti, tashmë më ikjen e Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, në koalicion mbeten 25 parti.
Klan News