Gazetare: “Mendoni ju se politika po e përdor Gërdecin për fushatë elektorale?”

Qytetari 1: “Meqë ky është një vit elektoral natyrisht që edhe kjo përdoret për atë punë, dihet ajo pse.”

Gazetarja: “Është e drejtë kjo?”

Qytetari 1: “Jo nuk është e drejtë, nuk duhet të përdoret për fushtë elektorale. Për fushatë elektorale të bëjmë mitingje kur të duan dhe si të duan. Derisa luajnë më tragjedinë e Gërdecit me viktimat ajo nuk është e drejtë.”

Qytetarja 1: “Sigurisht për atë e bën pse nuk erdhi më parë. Ka një vit socialistja, demokratja të gjitha partitë pse nuk erdhën me na e qa hallin. Ta kishte përdorë më parë, unë kështu them, për tani se vijnë me fut xixat më shumë.”

Qytetari 2: “Po tani meqë jemi pranë fushatës së zgjedhjeve tani mendoj që ndodh ajo punë që politika e përdor Gërdecin.”

Qytetari 3: “Politika në këtë moment që jetojmë ne që pësuam këtë tragjedi që janë dëshmitar edhe Amerika po përdoret për fushatë elektorale, jo Edi kështu, jo Iliri kështu, jo Sala kështu jo ky kështu. Fushata nuk hy tek tragjedia, këtu kanë humbur njerëzit, këtu janë humbur 26 koka njerëzish.”

Qytetari 4: “Vetëm për fushatë elektorale, meqenëse politikanët ecin në këtë rrugë Shqipëria ka mbaruar.”

Qytetari 5: “Shumë më shumë se politike sepse tragjedia që ka ndodhur, fatkeqësia që u ka ndodhur gjithë këtyre njerëzve që humbën 27 vetë humbën jetën. Fatkeqësia më e madhe është e dyta që sot po përdoren për material, për politikë. Për mendim tim është shumë e gabuar sepse unë shoh lider të opozitës që kërkojnë të grumbullojnë akoma njerëz, familjarë sa më shumë atëherë të vijë të marrë pjesë ai që do vijë më i madhi.”

Qytetari 6: “Politika e përdor për votat e veta, nuk i përdor për tragjedinë e Gërdecit, sepse tragjedia e Gërdecit do ishte mbyll do me thënë qysh me kohë.”/tvklan.al