Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe OSBE-së në vendin tonë Salzmann dhe Lipponen kanë ripërsëritur rëndësinë e zgjedhjeve të rregullta si kusht për integrimin evropian. Ky mesazh i përsëritur vjen si pasojë edhe e tensioneve parazgjedhore dhe polemikave ende të pazgjidhura mes partive politike për kodin zgjedhor dhe balancimin e KQZ-së. BE-ja konisderon listat zgjedhore si çëshjten më problematike dhe ofron si zgjidhje të këtij problemi asistencë financiare.

Salzmann: “Zgjedhjet e rregullta parlamentare mbeten një domsodoshmëri dhe do të ndikojnë në negociatat për integrim. Për këtë çështje Bashkimi Evropian do të akordojë afro 800 000 euro OSBE-së në asistencë për listat zgjedhore.”

Deputetët diskutuan draftin e planit të veprimit për partneritetin evropian të përgatitur nga qeveria që përfshin kostot dhe objektivat qeverisëse për integrimin e vendit në BE. Opozita shfaqi disa rezerva për draftin.

“Unë dua të qartësojmë njëherë pozicionin. Do të diskutojmë për këtë planveprimi apo jemi mbledhur për të nxjerrë detyrat që na ka vënë qeveria lidhur me planveprimin që ajo ka hartuar e ka dorëzuar dhe e ka bërë të mirëqenë.”

Ky planveprimi pritet të plotësohet nga sugjerimet e kuvendit për të marrë miratimin e Komisionit Evropian në 22 shtator. /tvklan.al