Era mund të na ketë bërë ta klasifikojmë si një ushqim të neveritshëm, por përfitimet shëndetësore të hudhrës në organizmin tonë janë të shumta.

Këto janë katër prej tyre:

1. Lufton rënien e flokëve– Komponimet e sulfatit të hudhrës përmbajnë keratin, një strukturë thelbësore e flokëve. Sipas një studimi, aplikimi i xhelit të hudhrës promovon rritjen e flokëve.

2. Kontribuon në shëndetin e kockave– Hudhra përmban zink, mangan, vitaminë B6 dhe vitaminë C, përbërës të domosdoshëm për ndërtimin e kockave të forta dhe përthithjen e duhur të kalciumit.

3. Rrit rezistencën gjatë stërvitjes-Sipas ekspertëve, hudhra forcon rezictencën tonë fizike dhe zvogëlon lodhjen pas stërvitjes.

4. Mbron nga ftohja-Hulumtimet kanë treguar që hudhra zvogëlon incidencën e ftohjes me 63% dhe në të njëjtën kohë zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes me 70%. /tvklan.al