Hudhra njihet gjerësisht për përfitimet e mëdha shëndetësore. Ajo ka veti terapeutike dhe shëruese dhe siguron mbrojtje nga sëmundjet inflamatore, infeksionet bakteriale dhe problemet kardiovaskulare.

Hudhra është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon në trajtimin e problemeve  të lëkurës si zbokthi, i cili është një problem i zakonshëm, që prek të rinjtë dhe të moshuarit në të gjithë globin.

Zbokthi shkakton kruajtje dhe skuqje të lëkurës së kokës. Ai është gjithashtu përgjegjës për humbjen e flokëve dhe infeksionin e rëndë të lëkurës.

Por sipas ekspertëve, hudhra është zgjidhja ideale për eleminimin e zbokthit. Mund të konsumoni çdo ditë hudhër ose të aplikoni lëngun e tij në lëkurën e kokës.

Hudhra përmban antioksidantë dhe fitonutrientë që përmirësojnë imunitetin dhe parandalojnë shfaqjen e infeksioneve të lëkurës, së bashku me probleme të tjera shëndetësore. Aplikimi i hudhrës në  lëkurën e kokës mund të përmirësojë rrjedhën e gjakut dhe forcon rrënjën e tyre. Gjithashtu, lëngu i hudhrës parandalon rënien e flokëve dhe i bën ato të duken me shkëlqim dhe të trashë./tvklan.al