Një magazinë me bazë ushqimore u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në Kolonjë. Ngjarja u regjistrua në fshatin Barmash.

Siç ka mësuar gazetarja Daniela Zisi, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 2 makina zjarrfikëse të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e zjarrit.

Raportohet se si pasojë e flakëve u rrezikuan edhe banesat në afërsi të vatrës së zjarrit./tvklan.al