Një banesë është shkrumbuar rreth orës 01:37 këtë të Martë në fshatin Derviçan në Dropull. Klan News ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihen forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

Mësohet se në momentin e zjarrit nuk ka pasur njerëz në banesë, pasi ndodhen në Greqi.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

/tvklan.al