Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 09:50, në lagjen “28 Nëntori”, pas Kishës Ortodokse.
Zjarri ra në një banesë në katin e 3 -të të një pallati 8-katësh.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi e zonja e shtëpisë 70 – vjeçarja me iniciale V.K., e cila jeton vetëm, nuk ndodhej në banesë.
Dyshohet se zjarri ka ndodhur aksidentalisht, pasi gruaja mësohet se kishte harruar aspiratorin ndezur.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit./tvklan.al