Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ekzekutori i Azem Hajdarit në 12 Shtator të vitit 1998 është Jaho Salihi Mulosmani. Kështu ka deklaruar sot grupi hetimor, i ngritur për hetimin e dosjes Hajdari. Gjithashtu të akuzuar janë edhe 4 persona të tjerë si bashkëpunëtorë në këtë vrasje. Kanë përfunduar hetimet për pjesën e parë të dosjes, që zgjati 3 vjet.
Në konferencën për shtyp ishte e pranishme edhe prokurorja norvegjeze, e ngarkuar në hetimet e ngjarjes nga OSBE-ja. Sipas zotit Haxhi Giu, kryetari i grupit hetimor, numri i të implikuarve në këtë ngjarje duhet të jetë më i madh, prandaj do të vazhdojë edhe hetimi i pjesës së mbetur të dosjes Hajdari./tvklan.al