Grupi i prokurorëve për hetimin e atentatit ku gjeti vdekjen deputeti Azem Hajdari, vetëm pak ditë para dy vjetorit të këtij atentati ka deklaruar të mbyllur fazën e parë të këtij hetimi. 5 prokurorët shqiptarë të monitoruar nga një prokurore norvegjeze, kanë deklaruar se janë mbledhur të dhëna të rëndësishme që çojnë në emra konkrete të ekzekuzimit të Hajdarit.

Duke mbajtur sekret identitetin dhe numrin e të akuzuarve, Prokuroria dhe Gjykata kanë lëshuar dhe urdhër arresti për njërin nga personat që në dhjetor të vitit 1999, por deklarata e Prokurorisë nuk zbardh asgjë në lidhje me emrat e përfolur si atentator qoftë për Fatmir Haklajn, qoftë dhe për Jaho Salihin ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti, por jo me akuzën e vrasjes ndaj Hajdarit.

Emrat e të akuzuarve janë dorëzuar, por në mënyrë sekrete policisë e cila duhet të bëjë të mundur ekzekutimin e arrestit për ta. Deklarata e grupit hetimor nuk jep të tjera detaje duke ruajtur sekretin hetimor. Duke deklaruar të mbyllur fazën e parë të hetimit, në Prokurorinë e Përgjithshme komunikohet se çeshtja hetimore Hajdari do të jetë mbyllur deri në fund të vitit./tvklan.al