Ben Blushi: “Për fat të keq u vendos ajo që e kishim parashikuar, që Partia Socialiste nuk do marri pjesë në parlament për një afat të pacaktuar dhe për kushte të pacaktuara dhe të paqarta. Në vlerësimin tonë ky është një bojkot i kuvendit të Shqipërisë edhe një pjesë e madje e anëtarëve të kryesisë ishin kundër bojkotit për shkak sepse vlerësojnë se  bojkoti nuk është në dobi të Partisë Socialiste po thjesht dhe vetëm dhe kjo është e qartë për të gjithë shqiptarët më shuam se kurrë, vetëm për interesat personale të Edi Ramës i cili do të relativizojë humbjen duke krijuar shkaqe të paqenë apo duke mos faktuar dot atë që do të duhet të ishte faktuar në këto dy muaj, manipulimet dhe deformimin e sistemit. Sigurisht që këto zgjedhje kanë pasur  edhe deformime. Ka pasur presion të shtetit mbi votuesit, ka pasur sigurisht deformime listash apo probleme të këtij karakteri. Po Partia Socialiste do të duhet ta kishte përballuar këtë gjë me dinjitet dhe kjo është ajo që po i mungon vendimeve që po marrim duke u fshehur pas alibive. Po shkojmë nga nëj alibi në tjetrën dhe sigurisht që unë dhe shuam kolegë të tjerë u përvaktuam sonte qartë kundër bojkotit. Ne kërkojmë që sigurisht raportet me Partinë Socialiste për shkak të cilësisë së munguar të këtyre zgjedhjeve të kushtëzohen me qeverinë, por mënyra e vetme për të kushtëzuar raportin me qeverinë është brenda sallës së parlamentit dhe këto dy opsione u përplasën sonte apo u ballafaquan siç pritej. Njëri sipas të cilit akuzoi raportin me qverinë duke dalë nga parlamenti dhe tjetri që të kushtëzojmë raportin me këtë qeveri duke hyrë në parlament. Se Partia Socialiste dhe Shqipëria kanë nevojë që grupi i saj parlamentar të bëjë atë për të cilën është votuar, pavarësisht se është në pakicë apo në minorancë, të shkojë në sallën e kuvendit të Shqipërisë për të kushtëzuar aty dhe për të bërë një betejë politike për të cilën Shqipëria ka nevojë. Për çështje madhore që lidhen me ekonominë, lidhen me krizën, lidhen me integrimin, lidhen me paaftësinë dhe pamundësinë e kësaj qeverie për të bërë reforma që i duhen qeverisë. Në qoftë se ne dalim nga salla e parlamentit pa ditur se si do hyjmë dhe kur do kthehemi, kjo është një rrugë pa krye të cilën e kam thënë, jam shprehur, do ta përsëris se rrezikon vetë Partinë Socialiste.”

Gazetarja: “Kush janë disa nga kushtet që do t’i paraqiten grupit?”Ben Blushi: “Unë i kërkova Edi Ramës të jetë i qartë dhe të shprehet për kushtet tona. Për fat të keq nuk dinte asgjë. I kërkova dhe jo vetëm unë, po dhe shumë kolegë të tjerë se kush janë kushtet që Partia Socialiste kërkon për të marrë pjesë në parlament dhe këtë gjë nuk e dinte. U tha që do t’i lihet nesër grupit parlamentar po sigurisht që ne nuk mund të shpikim kushte brenda natës. Edhe në qoftë se do të kemi disa kushte në radhë të parë për të detyruar qeverinë të garantojë transparencën e procesit zgjedhor, kjo gjë mund të bëhet në parlament. Në qoftë se duam të hapim kutitë e votimit, në qoftë se duam të verifikojmë çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje, në qoftë se duam të zbardhim deformimet dhe manipulime në proces, kjo gjë mund të bëhet vetëm në sallën e parlamentit. Nuk mund të ketë hetim jashtë parlamentit dhe kjo është një gjë që ka ndodhur në të shkuarën, duhet të ndodhi dhe në këtë rast dhe e theksoj bojkoti është një Alibi e Edi Ramës për të relativizuar humbjen apo për të mos pranuar rezultatin zgjedhor për të cilin ai është përgjegjës më shumë se gjithë të tjerët. Është pra për fat të keq do ta përsëris, një kërkesë e Edi Ramës për të negociuar me Berishën jashtë sallës së parlamentit të Shqipërisë…/tvklan.al