Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, ka reaguar në emisionin “Opinion” pas përgjimeve të Antimafias italiane ku përmendet emri i tij. Kulla përmendet sikur do që të takojë prokurorin e Antimafias, De Raho, por në një mesazh dërguar moderatorit Blendi Fevziu, ai ka mohuar çdo gjë dhe tha se “shefi i antimafias nuk takohet tek kafja tek “Zogu i Zi””.  

“Me 180 milionë Euro Cash blinin prokurorinë, qeverinë dhe parlamentin. Të them unë shumë shkurt, Odeta, gruaja e tij është nga Shkodra, është mjekja ime dhe ky është burri i vet. Sigurisht që shefin e antimafias s’do e takoja nëpërmjet këtij kapterri dhe shefi i antimafias nuk takohet tek kafja tek “Zogu i Zi”. Odeta është mjeke e shkëlqyer gastrohepatologe, zonjë grua dhe mjeke e zonja, as e kam takuar dje dhe as e kam takuar ndonjëherë shefin e Prokurorisë Antimafia”, thuhej në mesazhin e Kullës.

Në përgjimet e antimafias italiane përmendet këshilltari i Presidentit Meta, Ilir Kulla, gjatë bisedave të ‘Princit’ të Ndranghetas, Antonio Gallo, me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzas, Ercole D’Alessandro.

Antonio Gallo: …Unë duhet ta kuptoj këtë, sepse nëse ai (Brutto Tommaso ndr) nuk hedh paratë bëjmë një tjetër dhe e bëjmë ne… nuk më bëhet vonë për të… më fal Ercolino.

D’alessandro: Tani që jemi… atje… (në Shqipëri)… vërtetë… më ka telefonuar… Kulla (fonetico NDR)… që është tek Presidenti.

Antonio Gallo: …Por mund të them diçka? Në një situatë të tillë që unë të shkoj të bëj diçka për një tjetër. Gjithçka më është dashur ta marr në dorë vetë përsëri…

D’alessandro: E sheh?… Ky Ilir Kulla (Këshilltar i Presidentit të Shqipërisë)…

Antonio Gallo: Po!

D’alessandro: Mund të informohesh… në Itali me Presidentin… Vijmë në Romë. Tani po i lë takim me Cafiero de Raho… Se do të takojë Cafiero de Raho… e kupton? Por sinqerisht të shkosh të punosh për Tomasso Brutto… Jo?…

Antonio Gallo: Po këtë po të them!

/tvklan.al