Gripi sezonal që po qarkullon në vendin tonë ka rrezikshmëri më të lartë se virusi  pandemi A H1N1. 

Specialistët e shëndetësisë deklarojnë se në 24 orët e fundit janë identifikuar 11 raste të reja 8 prej të cilave janë me gripin sezonal A dhe 3 me virusin A H1N1.

Ata shpjegojnë se komplikacionet që vijën nga influence stinore janë më të forta se sa pritej.

Pëllumb Pipero: “ Dje janë konfirmuar 11 raste të reja të influencës, por me dominim këtë radhë të influencës stinore të gripit A. Influenca stinore tashmë ka dal përpara A H1N1, po shtohet me ritme të shpejta. Shoqërohet me komplikacione edhe më të rëndë se sa H1N1. Nga rastet e ekzaminuara dje 30% e tyre janë influencë A. Çka do të thotë që nga 1 deri në 10% që ka qenë këto ditë shkon 30% menjëherë dhe numri i tyre pritet të rritet me ritme të shpejta.”

Asnjë prej rasteve të  identifikuar me grip sezonal apo virusin pandemik nuk u përket nxënësve të shkollave për të cilët po bëhet një monitorim i hollësishëm. 

Gjithashtu specialistët rekomandojnë marrjen e menjëhershme të vaksinës kundër gripit sezonal, e cila krijon 76% mbrojtje./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami