Ashtu siç u paralajmërua nga specialistët gripi stinor është shfaqur me kërcënues se A H1N1.
Ne Shqipëri ky grip prek 12 mijë persona ne jave. Po kështu ai ka shënuar edhe rastin e pare me simptoma te renda. Një i ri nga Berati është paraqitur në spitalin infektiv në gjendje të rëndë si pasojë e infektimit nga gripi stinor.
Pëllumb Pipero: “Kemi një rast të rëndë të një djali 15 vjeç. U konfirmua me influencë stinore apo me gripin A. Gjendja e tij është sot është më e mirë. Numri i rasteve me influencë stinore po shtohet me ritme të shpejta. Kapin një shifër 10-12 mijë, ndoshta dhe më shumë në javë”.
Po ashtu edhe gripi pandemik ka rritur numrin e të infektuarve. Deri tani numërohen 169 raste.
Pëllumb Pipero: “Neve jemi në një situatë epidemike, qoftë nga gripi i ri pandemik, qoftë nga gripi i influencës stinore. Numri i të konfirmuarve sot me gripin A H1N1 është 169 persona, ndërkohë që rasti që ka qenë i shtruar rëndë në Sanatorium dhe ishte i konfirmuar me gripin A H1N1 është më mirë.”
Gripi stinor sipas specialistëve po prek në shumicën e rasteve, moshat fëminore, ndaj mjekët rekomandojnë injektimin e vaksinës në një kohë sa më të shpejte.
Përsa i përket gripit A H1N1, brenda këtij muaji pritet të mbërrijnë 250 mijë vaksinat e porositura./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami