40 fëmijë që jetojnë në shtëpinë Zyber Hallulli janë vaksinuar kundër gripit sezonal nga Instituti i Shëndetit Publik.
Gjatë vaksinimit vetë specialistët e këtij instituti i kanë informuar fëmijët mbi simptomat e gripit sezonal si dhe kohën kur duhet të merret vaksina.
Danjela Nika: “Shenjat e gripit që ju ta njihni gripin janë temperaturë, ngadonjëherë temperatura shkon shumë e lartë, ë, mbi 38 e gjysmë. Mund të keni rrufë, mund të keni dhimbje koke, dhmbje fyti, dhimbje muskulare, ndiheni të lodhur, të këputur, ju mungon oreksi, por ngadonjëherë mund të keni edhe shenja të tilla siç është të vjellat apo diarreja, por që ne të mos sëmuremi nga gripi e rëndësishme është që ne të vaksinohemi nga gripi sezonal. Për të bërë vaksinat juve duhet të keni parasysh që nuk duhet të keni asnjë shenjë të gripit këto që thamë. Nëse juve ju ka filluar ndonjë çik rrufë ose ndonjë çik temperaturë, nuk mund të bëni vaksinën në atë moment se pastaj ne sëmuremi më shumë, gripi na shfaqet në formë më të rëndë”.
Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik ka vaksinuar falas edhe stafin që kujdest për fëmijët e shtëpisë Zyber Hallulli.
Aktualisht çdo javë preken rreth 12 mijë persona nga gripi stinor dhe pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami