293 persona në vend dyshohet të jenë prekur nga gripi A H1N1, ndërsa 13 të tjerë konfirmohen se janë me grip të tipit A, por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për gripin pandemik.
Specialistë e Institutit të Shëndetit Publik në buletinin epidemiologjik në lidhje me situatën referojnë se nga 13 rastet e prekura nga gripi A, 8 janë paraqitur me shenja të sëmundjes menjëherë pas kthimit nga jashtë vendit, si Mbretëria e Bashkuar dhe Rumania. 5 rastet e tjera nuk kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë.
Përsa i përket moshës së të dyshuarve 9 prej tyre janë 15-44 vjeç , 3 të moshës 43- 59 dhe një është i moshës 61 vjeç.
Shumica e raste të dyshuara janë identifikuar në kryeqytet, ndërsa tre në spitalet e rretheve, përkatësisht një Vlorë, një në Lushnje dhe një në Sarandë.
Të gjitha rastet paraqiten kuadër klinik të lehtë, vetëm dy prej tyre janë mbajtur në spital, ndërsa Tamifluja është përdorur si medikament vetëm në një rast.
Për të gjitha rastet e prekura nga gripi A ,pritet konfirmimi nga laboratori i referencës në Rumani./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami