Shfaqja e virusit A H1N1 në vendin tonë ka çuar në shtimin e kontrolleve në pikat kufitare. Në portin e Durrësit, autoritet shëndetësore kanë bashkërenduar punën me Policinë Kufitare dhe me ekipin mjekësor nëpër tragetet, për të sinjalizuar dhe izoluar çdo rast të dyshuar.
Liliana Olldashi: “Vetë mjeku i bordit ose ndihmës mjekut të tragetit, pasi të gjithë tragetet kanë personel shëndetësor. Gjatë sondazhit që kanë bërë gjatë udhëtimit edhe në mëngjes iu thuhet që në qoftë se paraqiten
persona me shenja të gripit ose me temperaturë të veçohen për të pritur mjekët që asistojnë në portin e Durrësit.”
Nga kontrollet e deritanishme, në këtë pikë nuk rezulton asnjë rast i dyshuar si bartës i gripit të derrave.
Liliana Olldashi: “Ne do të tregojmë kujdes, por nuk mendoj që ka vend për panik. Kjo është për të ngritur nivelin kulturor shëndetësor që të gjithë pasagjerët të parapërgatiten për ta kaluar në formë më të lehtë, por nuk është e thënë që do ta kalojnë të gjithë gripin. Kë zë në qoftë se nuk drejtohen në kohën e duhur tek mjeku për të marrë mjekimin nuk përbën ndonjë rrezik.”
Në doganën e Durrësit autoritet shëndetësore kanë ngritur që në muajin qershor karantinën, e cila shërben për izolimin e rasteve me virusin A H1N1. Në këtë pikë kufitare ka një shërbim anti-epidemik, me mjekë specialistë./tvklan.al