Janë përjashtuar me 10 ditë nga Parlamenti deputetët Petrit Doda dhe Elda Hoti. Ky vendim u mor nga Sekretariati i Etikës pas kërkesës së Partisë Socialiste.

Të dy janë përjashtuar për pengimin e zhvillimit të seancës plenare të Enjten. Hoti spërkati në sallë me një shishe me lëng e cila fillimisht u dyshua si benzinë, por për të cilën deputetja sqaroi se ishte thjesht parfum. Ndërsa, Doda u u pa teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan një sërë incidentesh brenda dhe jashtë ambienteve të Parlamentit.

/tvklan.al