Ndërkohë për të njëjtat zhvillime, Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka përjashtuar me 10 ditë deputetët, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Masa u morr me propozim të grupit socialist me argumentin se dy deputetët demokrat me veprimet e tyre shkaktuan kaos dhe bën të pamundur zhvillimin normal të seancës së ditës së enjte në Kuvendin e Shqipërisë.

Më 3 tetor Sekretariati i Etikës përjashtoi nga punimet e Kuvendit nga 10 deri në 60 ditë 24 deputetë te tjerë demokrat. Prej tyre masën ndëshkimore e ka përfunduar vetëm deputeti Edi Paloka që u përjashtua me 10 ditë.

Tv Klan