Lajme Arkiva 2003

Përkrahësit e lëvizjes Meta do të marrin pjesë në fushatën zgjedhore si të deleguar.

Ndre Legisi: Unë kam bërë takime në zonën time elektorale dhe do të vazhdojë takimet në përputhje edhe me programin e kryesisë së Partisë Socialiste. Së bashku me zonjën Çeço unë jam i deleguari i komitetit të përgjithshëm drejtues në prefekturën e Lezhës.

Ndre Legisi pohon se edhe ish kryeministri Meta do të jetë pjesë e kësaj fushate.

Ndre Legisi: Ne jemi të bindur që të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste dhe një nga këta është edhe zoti Meta, do të marrin pjesë dhe do të japin kontributin e tyre në fitoren e socialistëve.

Në rast se kryesia e Partisë Socialiste nuk do të marrë parasysh letrën e deputetit Dritan Prifti, priten reagime negative sipas deputetit Legisi.

Ndre Legisi: Nuk ishim ne që përcaktuam ato reagime negative. Unë e kam konsideruar që më fillim që lëvizja e cila u iniciua nga zyrat qendrore të qeverisjes për të goditur deputetët të cilët votuan ndryshe në grupin parlamentar dhe në parlament ishte një lëvizje e cila normalisht kërkonte një ballafaqim të gjithë atyre njerëzve që votuan ndryshe me bazën e partisë dhe ne këtë gjë e krijojmë në përputhje me të gjithë rregullat e statutit të partisë./tvklan.al