Bujqësia ka qenë temë e bisedave që zv/kryeministri Genc Pollo ka patur me banorë të fshatrave të Beratit në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 Qershorit.
Genc Pollo: “Kjo është një politikë që i ka mbështetur të gjithë. Nuk ka pyetur nëse janë të majtë apo të djathtë, por ka ndihmuar fermerin shqiptar dhe më vjen mirë që edhe këtu një sasi e konsiderueshme lekësh, shifra që tha Fatosi, është i zëvendësuar tek ata që kanë aplikuar dhe kanë përfituar grand.”
“Falënderojmë këtë qeveri për mbështetjen e madhe që ka dhënë për zhvillimin bujqësor, për rritjen e prodhimit bujqësor në këto tre vite dhe i urojmë me gjithë zemër fitore, fitore për të shtuar akoma më shumë grandet për ta vazhduar akoma më tej këtë rrugë të nisur”.
Genc Pollo: “Faleminderit dhe 4-vjeçarin e ardhshëm bujqësia do jetë krejt tjetër nga ajo që është sot.”
“Kemi besim të patundur”./tvklan.al
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka qenë në një takim elektoral në qytetin e Përrenjasit.
Paskal Milo: “Vota për Demokracinë Sociale është votë për fitore. Vota për Demokracinë Sociale është votë kundër Sali Berishës. Vota për Demokracinë Sociale është votë për një qeverisje më të mirë, për një qeverisje për popullin, për njerëzit e thjeshtë, për njerëzit e varfër, të cilët duhet të na besojnë sepse kemi një përvojë politike, sepse kemi dhënë prova besimi në këto vite se dimë të punojmë për shqiptarët”./tvklan.al
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka vijuar fushatën elektorale me një miting në qytetin e Kavajës.
Mediu, i cili ka qenë i shoqëruar nga kandidati për deputet, Dashnor Bajaziti, kërkoi që shqiptarët të votojnë numrin 16 në listë për të realizuar projektin e përbashkët për të ardhmen e këtij vendi.
Fatmir Mediu: “Votoni Partinë Republikane, se republikanë dhe demokratë kanë një rrugë të përbashkët dhe një qëllim të përbashkët, te Shqipëria Evropiane! Votoni Partinë Republikane sepse është vlera e shtuar e shpirtit të së djathtës, është partia e familjes, është partia e të drejtës, është partia e pronës, është partia e të përndjekurve.”/tvklan.al
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, gjatë fushatës elektorale është ndalur në Mallakastër, ku ka folur për rëndësinë që ka arsimi për të ardhmen e vendit.
Enkelejd Alibeaj: “Kemi prekur aq shumë synime dhe objektiva, por diçka ende nuk e kemi krijuar dhe nuk e kemi injektuar në palcën e shoqërisë shqiptare. Një arsim, i cili është i modeluar, i disiplinuar sipas kërkesave të tregut. Të fokusojmë, të projektojmë, të artikulojmë pikërisht këtë model të ri të mënyrës së zgjedhjes së qeverisë kundrejt arsimtarëve, kundrejt operatorëve kryesorë të sistemit arsimor dhe kjo është çfarë në programin e Partisë Demokratike për 4-vjeçarin tjetër zë vendin më të rëndësishëm”./tvklan.al
Aleksandër Meksi, i cili kryeson listën e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar në Tiranë, zhvilloi një takim me intelektualë në njësinë nr.5.
Aleksandër Meksi: “Fatkeqësisht në Shqipëri ka vite që është humbur lidhja ndërmjet votës dhe qeverisjes, dmth, në qoftë se unë ta jap votën dhe ti më qeveris keq nuk ta jap radhën tjetër. Thuhet që janë rritur rrogat dy herë. 32% është rritur fondi i pagave. Paga reale nuk ka lëvizur mbi 30 përqindshin”./tvklan.al