Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka komentuar sot ndryshimet në Kodin Elektoral. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Milo tha se Evropa ka folur dhe po bëhet një atakim nga Brukseli që e dëmton Shqipërinë.
“Në analizën time pavarësisht se nuk kemi një qëndrim institucional të Këshillit Evropian, se ai është instanca superiore që në fund vendos, pavarësisht çdo atakim që bëhet nga Brukseli na dëmton”, tha Milo.
Më tej ai u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë në favor të Ramës dhe PS-së, pasi i japin një supermarci elektorale.
“Politika shqiptare e të dyja krahëve është maturuar dhe u reziston presioneve Evropian,e nuk është më si në 90 që kur vinte një diploma ti huaj neve nuk na zinte gjumi. Tani e marrim më me sportivitet. Prandaj them në këtë rast që këto veprime janë të sforcuara, prandaj nuk e fsheh asnjë eksponent i PS, as vetë Rama që është një manovër elektorale që u garanton një lloj supermacie, i jep avantazhe në ndarjen e mandatave. Ajo është bërë me qëllim, duke shfrytëzuar fuqinë e saj si mazhorancë”, thotë ai./tvklan.al