Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në Brazil për shkak të përmbytjeve në zonën veriore të Rio De Zhaneiros. Autoritetet vendase raportojnë se ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar. Mes viktimave janë gjendur edhe dy fëmijë.

Ndërkohë, kërkimet po vijojnë pa ndërprerje, pasi disa persona rezultojnë të zhdukur. Deri më tani autoritetet kanë shpëtuar 11 persona. Shumë vullnetarë janë bërë bashkë me zjarrfikësit dhe personelin e policisë, për ta larguar baltën.

Rëshqitjet e dheut dhe përmbytjet janë të shpeshta në Brazil. Më vdekjeprurëse ishin përmbytjet në vitin 2011, kur nga rrëshqitjet e dheut në shumë zona të Brazilit humbën jetën 1000 njerëz.

Përmbytje kanë prekur edhe Jordaninë ku 12 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes 12 viktimave janë edhe dy fëmijë. Skuadrat e kërkim shpëtimit të ndihmuara nga helikopterët po kërkojnë edhe për pesë persona, makina me të cilën po udhëtonin u mor përpara nga vërshimet e ujerave, në jugperëndim të Jordanisë.

Autoritetet e konsiderojnë si përmbytjen më të madhe të 10 viteve të fundit. Kujtojmë që muajin e kaluar humbën jetën 18 persona kryesisht fëmijë ku autobusi i tyre me të cilin ata udhëtonin u përmbyt.

Klan Plus