Brazili u rikthye te fitorja, në kualifikueset e Botërorit. “Seleçaos” triumfuan me përmbysje ndaj Kilit me rezultatin 2-1, në raundin e nëntë.
Vargas i dha avantazhin Kilit në minutën e 2-të, ndërsa miqtë barazuan në fundin e pjesës së parë me Da Cruz.
Në fund të takimit, Luiz Henrique shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Brazilin, që ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë.
Nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 Argjentina në transfertë ndaj Venezuelës. Kampionët e Botës nuk e ruajtën dot avantazhin e dhënë nga Otamendi në minutën e 13-të, pasi u barazuan nga një gol i Rondon në minutën e 65-të.
Pavarësisht barazimit, Argjentina mbetet në vendin e parë me 19 pikë të grumbulluara, 3 më shumë se Kolumbia e vendit të dytë. Këta të fundit u mposhtën në transfertë nga Bolivia, duke pësuar humbjen e parë. /tvklan.al