Një gjykatës i Nju Jorkut ka shtyrë përcaktimin e dënimit për presidentin e zgjedhur Donald Trump, ndërsa avokatët kërkuan shuarjen e çështjes. Trump duhet të paraqitej në gjykatë për të marrë dënimin më 26 Nëntor. Ai është në Maj dënuar për 34 akuza për mashtrim.

Avokatët e tij argumentojnë se dënimi i tij duhet të shuhet për shkak të imunitetit presidencial dhe sepse kjo do të ndërhyjë në detyrat e tij si president.

Prokurori i qarkut të Manhatanit, i cili ndoqi penalisht Trumpin, planifikon të kundërshtojë këtë përpjekje, por i sugjeroi gjykatësit që dënimi i presidentit të zgjedhur të bëhet pas përfundimit të mandatit.

Gjyqtari ka pezulluar të gjitha procedurat derisa të dëgjojë të dyja palët, por nuk ka përcaktuar ende një datë të re për dhënien e dënimit.

Në Maj, një juri në Nju Jork e shpalli Trumpin fajtor për dhjetëra akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Klan News