Uji është tërhequr nga rrugët kryesore, por ajo çfarë ka mbetur pas nga përmbytjet që prekën qytetin e Vlorës janë inertet dhe balta në katet e para të disa banesave. Grupet e punës po përpiqen të tërheqin ujin nga garazhet nëntokësore, ku ka edhe automjete të bllokuara.
Mjaft biznese janë goditur nga kjo situatë. Ata thonë se mundi i shumë viteve ka shkuar dëm.
Një ndër lagjet më të prekura nga përmbytjet në lagjen Karabash, shtëpitë janë tashmë të pabanueshme.
Këto janë dëmet që lanë përmbytjet në bibliotekën publike “Shefqet Musarai”, ku sipas drejtoreshës niveli i ujit arriti deri në 50 cm.
Edhe Kisha Ortodokse po pastrohet nga llumi e balta.
Klan News