Trupave të Ministrisë se Mbrojtjes, të cilat vijojjnë përforcimin e argjinaturës në Dajç të Shkodrës, i është bashkuar edhe një batalion i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe KFOR –it, të cilët do të mbështesin ekipet e emergjencës dhe banorët me mjete të specializuara.

Kjo ndihmë iu premtua kryeministrit Berisha nga presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë një bisede telefonike. Presidenti Sejdiu e njoftoi gjithashtu kreun e qeverisë shqiptare se ka vendosur të dërgojë ndihmë edhe nëmjete logjistike.

Ndërsa në zonën e Lezhës, situata është përmiresuar ndjeshëm pas ndërhyrjes rehabilituese në argjinaturën e lumit Mat.

Në zonen e ishull-Shëngjinit ka patur rritje të nivelit të ujit, por që sipas specialistëve, situata mund të mbahet nën kontroll pa rrezikuar zonat e banuara.

Tv Klan