Qytetarët e Vlorës lanë banesat e tyre. Ato u mbuluan nga uji pas reshjeve me intensitet të së premtes.
Banorët nuk hynin dot brenda apartamenteve të tyre për shkak të prezencës së ujit. Këto janë dëmet e shkaktuara ndërsa orenditë janë të shkatërruara.
Uji mbuloi katet e para të pallateve si dhe garazhdet. Nga përmbytjet u prekën edhe shumë biznese në zona të ndryshme të qytetit.
Qyteti u zgjua nën ujë edhe këtë të shtunë. Situata ishte problematike në disa prej kryqëzimeve ndërsa rrugët ishin të paaksesueshme. Makinat mbetën të bllokuara në rrugë.
Ndërkohë kjo ishte situata në bypassin e Vlorës. Masivi i dherave ra në rrugë ndërsa pati dëme edhe në banesa.
Si pasojë e motit të keq pati probleme me furnizimin me energji elektrike jo vetëm në qytet, por edhe në zonat përreth.
Klan News