Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Tragjedia e kosovarëve që humbën jetën gjatë një ekskursioni, do të kujtohet gjatë. Ata që u plagosën dhe kurohen këtu, po mësohen me gjithçka, por me rrugët jo. Shëndeti i tyre është drejt përmirësimit, për disa pritet të ketë ndërhyrje kirurgjikale në pjesë të thyera të trupit, e një pjesë tjetër do të shkojë shpejt në vendlindje.

Të rinjtë mbajnë mend ato çka vizituan, por rrugën do të duan ta harrojnë. Të afërmit e tyre tregojnë vështirësinë për të ardhur këtu dhe mungesën e investimeve në këtë aks të rëndësishëm.

“Mund të shkurtohet edhe mund të rregullohet rruga për shembull, që është edhe në projekt, në plan që të shtrohet Durrës-Prishtinë, pra autostradë që të bëhet. Zgjidhja më e mirë ajo kishte me qenë dhe zgjidhet problemi njëherë e përgjithmonë. Do të besoj vetëm atëherë kur e shoh kështu, duke u ndërtu.”

“Edhe pse është Kosova një terren shumë i vogël, ka rrugë të mira, këtu është pak më e vështirë. Jo me ksi rrugësh nuk jemi mësuar ne andejna. Rruga e vështirë, nëse diçka bëhet për rrugë atëherë mund të vijmë edhe më shpesh.”

Shqipëria është pranë dhe larg me Kosovën. Rrugët e komunikimit janë ato që vështirësojnë këtë lëvizje të lirë, e shkaktare të dhimbjeve të tjera./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti