Një fëmijë vetëm 3 vjeç humbi tragjikisht jetën të mërkurën, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore.

Si autor të dyshuar të këtij aksidenti, policia arrestoi sot 48-vjeçarin me inciale A.H, banues në të njëjtin fshat, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme

“, thuhet në një njoftim të policisë.

/tvklan.al