Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën rurale Kryqëzimi i Shënkollit – Tale.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se mjeti tip
Fiat Punto
drejtuar nga 37- vjeçari me inicialet G. B është përplasur me mjetin tip
Opel
drejtuar nga E.V.36 vjeç.
Për pasoje janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve si dhe një fëmijë i mitur 10 vjeç, pasagjer tek mjeti Fiat , të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al