Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë në Fushë – Krujë, ku mbeti i vdekur një punonjës policie i Burgut të këtij qyteti.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se autor i kësaj ngjarje është 27 – vjeçari me iniciale A.P, banues në Krujë.
Në vijim të kërkimeve, policia arriti të gjente të braktisur, në Shkafane të Ishmit, mjetin BMW seria 5 E60, me targa AA 903 O, me të cilin i riu përplasi për vdekje efektivin e policisë, 50 – vjeçarin Vlash Dervishaj.
Aktualisht policia po punon për kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Operacioni për zbardhjen e kësaj ngjarje u zhvillua nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me efektivët e Policisë Ishëm./tvklan.al