Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një qytetar, i cili prezantohej si efektiv policie dhe u zhvaste shuma parash nga vajzave që ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Burime për gazetarin e Klan News, Besar Bajraktaraj bëjnë me dije se i arrestuari linte takime me vajzat e luksit të njohura si eskorta nëpërmjet rrjeteve sociale.
Pasi kryente marrëdhënie seksuale me ta, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim për t’i arrestuar. Më pas i kërkonte shuma parash për të mos i arrestuar.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin me prova ligjore të implikimit të mundshëm të punonjësve të policisë si dhe lidhje shoqërore me personin e arrestuar.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), nga veprimet hetimore të kryera me metoda specale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë të shtetasit A. S., 27 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.
Nga kryerja e veprimeve hetimore procedurale, rezulton se ky shtetas, duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, kontaktonte nëpërmjet rrjeteve sociale shtetase të ndryshme, ku me anë të shtrëngimit e kanosjes, iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin me prova ligjore të implikimit të mundshëm të punonjësve të policisë si dhe lidhje shoqërore me personin e arrestuar.
/tvklan.al