Burg me afat për 2 të tjerë dhe policin e Operacionales
Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 29-vjeçarin, Eneo Suleimani që mbeti i plagosur nga policia mbrëmjen e së enjtes teksa po dorëzonte një sasi prei 1 kilogramësh kokainë në zonën e rrugës së Kavajës.
Ndërkohë për dy miqtë e tij që gjithashtu ndodheshin në makinën me të cilën po transportohej droga, si dhe efektivin e Operacionales, Ervis Shkurta gjykata vendosi burg me afat deri më 16 Maj.
Hetimet e prokurorisë dhe AMP zbuluan se efektivi i policisë kishte ndihmuar tre të rinjtë në shitjen e lëndës narkotike, megjithatë vetë Shkurta e ka mohuar diçka të tillë.
Ai pretendon se nuk është personi që ka komunikuar me 3 të arrestuarit e tjerë për shitjen e kokainës, e në këto kushte ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, kjo edhe për shkak të disa problemeve shëndetësore që djali i tij ka.
Megjithatë, togat e zeza kanë miratuar kërkesën e prokurorisë për t’i lënë në qeli 4 të arrestuarit.
Sipas organit të akuzës provat e siguruara në 2 muaj hetime kanë provuar aktivitetin kriminal fillimisht të 3 të rinjve, e më pas dhe të efektivit, Ervis Shkurta.
Tv Klan