Një ditë pas shpërthimit të debatit përpara kryeministrit rektori i Universitetit të Tiranës dhe 54 dekanë kanë dalë hapur kundër njëri-tjetrit.
Mynyr Koni, që mban detyrën e rektorit prej 2 vjetësh, i është drejtuar kryeprokurores Arta Marku me një kërkesë publike për të hetuar punën e Universitetit të Tiranes në 10 vitet e fundit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i pasardhësit të tij, Dhori Kule, Dekan i Fakultetit Ekonomik, që sëbashku me 3 dekanë të tjerë të Universitetit të Tiranës kanë akuzuar rektorin Koni se ka bllokuar universitetin duke dashur të kryej veprime administrative të paligjshme. Për këtë arsye ata kërkojnë shkarkimin e tij.
Kule
: Jemi drejtuar ministres së arsimit të fillojë procedurat e shkarkimit. Rrugë tjetër veç rrugës së ligjshme nuk shoh, dhe rruga e ligjshme është të zgjidh këtë problem.
Debati nisi pas një vonesë disa -ditore të pagave të pedagogeve. Por si në takimin e pedagogeve me kryeministrin dhe ministren e arsimit ashtu edhe ne deklaratat e për shtyp të rektorit dhe dekanëve, hodhën dritë mbi faktin se gjithçka ka të bëjë me përplasje të brendshme për kompetencat financiare dhe administrative.
Tv Klan